February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Ferizaj shënon fitore të madhe ndaj Gjilanit në luftën për mbijetesë

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe 2-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas gjysmë ore lojë, ferizajasit kaluan në epërsi me golin e Gentrit Halilit që u asistua prej Albin Krasniqit.

Me këtë gol të vetëm edhe u mbyllën 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë foli sërish në favor të vendasve, që ia dolën të shënonin edhe golin e dytë të takimit.

Nëpërmjet Gentri Ramusës në minutën e 53-të, Ferizaj e dyfishoi epërsinë.

Punët shkuan keq e më keq për Gjilanin,pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.

Pas vetëm pesë minutash kur pranuan golin e dytë, Elton Cale u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Vendasit ia dolën të mbanin këtë epërsi, për t’i marrë tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Pas javës së 28-të,Ferizaj gjendet në vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Gjilani në të tretin me 40 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *