April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

FC Vushtrria po rikthehet fuqishëm me sponsor të ri dhe me Armend Dallkun si trajner

Historike e ka vlerësuar klubi vushtrrias ditën e sotme pasi i ka zyrtarizuar sponsorët kryesorë të klubit, biznesmenët Shaip Mikullovci dhe Naser Imeri.

Përveç kësaj klubi vushtrrias sot e ka emëruar për trajner të ri Armend Dallkun. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në ditët në vijim në Kuvendin Komunal do të zgjedhë presidentin e klubit dhe stafin menaxhues.

Mikullovci dhe Imeri janë ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në vendin tonë.

“Jemi të lumtur të mirëpresim Armend Dallkun si trajnerin e ri të F.C. Vushtrrisë! Me një histori të jashtëzakonshme dhe një pasion për lojën, Dallku sjellë një përvojë të pasur dhe një perspektivë të re për klubin tonë.

Dallku është i njohur për qasje strategjike ndaj lojës dhe fokus në zhvillimin e lojtarëve dhe punën në ekip.

Jemi të emocionuar të fillojmë këtë kapitull të ri dhe jemi të sigurt se trajneri do të na udhëheqë drejt lartësive të reja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *