April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ademi hap turneun e futbollit të vogël ‘Rogana 2024’

Sot filloi turneu tradicional i futbollit të vogël “Rogana 2024”, kushtuar dy dëshmorëve të kombit, Emin dhe Selver Kryeziu.
E me pjesëmarrjen e tij këtë turne e nderoi edhe i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi.

“Së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, patëm nderin të hapim simbolikisht ndeshjen e parë të këtij turneu madhështor, i cili vlerësohet nga i gjithë regjioni si dhe FFK. Edhe këtë vit, turneu ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm, si për numrin e ekipeve pjesëmarrëse, ashtu edhe për entuziazmin e tifozëve. Suksese organizatorit dhe ekipeve pjesëmarrëse!”, ka shkruar Ademi, i cili në vazhdimësi është në përkrahje të turneve të tilla në futboll të vogël, e që gjithmonë në vendin tonë kanë zgjuar interesim të madh tek futbolldashësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *