April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

FC Liria Berlin feston sukseset me sponsorët dhe vazhdon misionin kombëtar nëpërmjet futbollit

FC Liria Berlin sot ka festë. Ky klub shqiptar që bënë pjesë në Bundesligën gjermane të futsallit, sot, ka tubuar me meritorët për rrugëtimin shumë të gjatë e me plot suksese – Sponsorët. Përveç shpalosjes së raportit njëvjeçar dhe planifikimit për të ardhmen, pasi që përveq ekipit të futsallit, FC Liria në gjirin e saj tani e më shumë se tri dekada ka edhe ekipin e seniorëve dhe grupmoshave në futboll të madh, ku bën gara në regjionin e Berlinit, sponsorët e klubit u zotuan si gjithmonë në mbështetje të mëtutjeshme të klubit të zemrës. Për nder të të gjithë mbështetësve të klubit kryesia e klubit FC Liria shtroi drekë për mirënjohje dhe falënderim për sponzorët dhe atë duke i nderuar me grupin e folklorit të ardhur enkas nga Kosova. Klubet e futbollit për më shumë se tri dekada në tërë Evropën janë themeluar nga veprimtarët me qëllim të ofrimit të mërgates tonë dhe të senzibilizimit të opinionit ndërkombëtare për situatën në Kosovë përmes futbollit, gjatë okupimit nga Serbia. Dhe ky mision vazhdon dhe do vazhdolë me krijimin e urave lidhëse me të gjitha komunitetet për prezentimin sa ma dinjitoz të shtetit tonë, Kosovës. E gjithë kjo do të ishte e pamundur pa mbështetjen dhe sakrificën patriotike të veprimtarëve dhe sponzorëve gjithëandej.

Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFK-së në Gjermani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *