Fantastike: Granit Xhaka sërish në formacionin e vitit në Bundesligë

Granit Xhaka është futur sërish në formacionin e sezonit në Bundesliga të Gjermanisë.

Në faqet e njohura, si Sofascore dhe Livescore, mesfushori shqiptar ka zënë vend në formacionin e sezonit.

Ai me Leverkusenin zhvilloi 33 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri shtatë asiste. Me një notë mesatare prej 7.5!

Skuadra e tij e mbylli sezonin pa trofe dhe në vendin e dytë në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *