June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Fali Ramadani në kryeqytetin italian, po flet me dy klube për Chiesan

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi dhe kjo tanimë është konfirmuar.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit italian vazhdon të jetë në pikëpyetje se ku do ta vazhdoj karrierën, pasi ka disa klube të interesuara.

Napoli dhe Inter kanë shprehur interesim, por pa bërë hapa para.

Megjithatë ka një luftë mes dy skuadrave kryeqytetase si Roma dhe Lazio që tanimë po shihen si favorite.

Agjenti i lojtarit, shqiptari Fali Ramadani ka zbarkuar në kryeqytetin italian dhe gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime me përfaqësuesit e dy klubeve.

Juventus nuk e ka në plane Chiesan dhe tanimë i kanë caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë eurove.

Nga ana tjetër kërkesat e Chiesas janë prej gjashtë milionë eurove në sezon, shumë që Roma duket më e gatshme t’ia përmbush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *