September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Eliminohet Belgjika, Kroacia në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror

Yannick Carrasco rrezikoi i pari, ndërsa i njëjti futbollist shkaktoi një ndërhyrje të aluduar, për të cilën fillimisht gjyqtari akordoi penallti për kroatët, mirëpo pas konsultimit të VAR-it e tërhoqi vendimin e tij.

Skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, kurse në minutat e para të gjysmës së dytë, një mundësi të mirë e pati Mateo Kovacic.

Në vazhdim, belgët bënë përpjekje për të shënuar përmes Carrasco dhe në dy raste të njëpasnjëshme të pakonkretizuara nga Romelu Lukaku.

Lukaku pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, nuk u realizua asnjë gol.

Me rezultat të barabartë, Kroacia kualifikohet nga pozita e dytë në Grupin F dhe në të tetën e finales luan ndaj vendit të parë në Grupin E. Belgjika eliminohet nga Kampionati Botëror.

Nga vendi i parë në këtë grup është kualifikuar Maroku me shtatë pikë që në xhiron e fundit e mposhti Kanadanë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *