April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 14, 2026

Egzon Sinani i bashkohet Prishtinës: Nuk e pata të vështirë ta pranoja ofertën e bardhekaltërve

Prishtina ka përforcuar radhët e saj për edicionin e ri me qëndërmbrojtësin e spikatur, Egzon Sinani. 29-vjeçari llapjan së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, deri më herët ka luajtur edhe për Llapin dhe Ballkanin. Ai iu ka bashkuar skuadrës bardhekaltër në përgatitjet që po i zhvillon në Pogradec.

“Prishtina është klubi më i trofeshëm, me kushtet më të mira dhe nuk e pata të vështirë të pranoja ofertën për t’u veshur ‘bardhekaltër’, pavarësisht se viteve të kaluara nuk ishin krijuar kushtet dhe rrethanat që më herët t’i bashkohesha skuadrës”, ka theksuar Sinani, transmeton faqja zyrtare e Prishtinës.

“Besoj shumë, se minimumi i minimumit të synimit do të jetë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Por, duke e parë ekipin nga afër se çfarë disponon, jam i bindur që do të ndjekim edhe titullin. Kemi grup jashtëzakonisht të mirë futbollistësh, por më së shumti më gëzon fakti që shumica e futbollistëve janë të rinj dhe po shoh shumë entuziazëm të madh në grup”, ka shtuar Sinani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *