September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 13, 2026

Edon Zhegrova shkëlqen me dy gola, por Juventusi humb ndaj Sassuolos

Sassuolo ka regjistruar një fitore spektakolare 3:2 ndaj Juventusit në një ndeshje dramatike, ku protagonisti kryesor për skuadrën nga Torino ishte Edon Zhegrova.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ishte heroi i Juventusit për pak minuta, duke realizuar dy gola brenda 12 minutave dhe duke përmbysur dy herë avantazhin e vendasve.

Sassuolo kaloi në epërsi në minutën e 65-të me Espositon, pas asistimit të Mijatoviçit. Juventusi reagoi në minutën e 82-të, kur Zhegrova përfitoi nga një gabim i portierit Muriç dhe realizoi për 1:1.

Por drama nuk kishte përfunduar. Bouie shënoi në minutën e 89-të për 2:1, ndërsa Zhegrova u shfaq sërish në momentin vendimtar, duke shënuar në minutën e parë të kohës shtesë për 2:2.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Vasilije Adžiç, në minutën e 94-t, realizoi golin e fitores për Sassuolon ndaj ish-klubit të tij.

Kështu, Juventusi mbeti pa pikë në një ndeshje të çmendur, pavarësisht dy golave të Edon Zhegrovës, i cili tregoi edhe një herë peshën e tij në repartin ofensiv, ndonëse trajneri Spalleti po i jep pak hapësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *