February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Edon Zhegrova i pandalshëm në fitoren e Lilles

Edon Zhegrova bëri paraqitje mbresëlënëse në fitoren 2-0 të Lilles ndaj Strasborugut në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.

Reprezentuesi i Kosovës luajti për 73 minuta, por që ishte një lojtar vendimtar për skuadrën e tij, derisa fitoi edhe penalltinë te goli i parë i realizuar nga Jonathan David (23’).

Ai kishte 69 prekje të topit, ndërsa saktësia e pasimeve për Zhegrovën ishte në 79 për qind.

Sulmuesi 23-vjeçar bëri edhe tri pasime vendimtare, ndërsa kishte edhe dy topa të saktë të gjatë.

Zhegrova krijoi edhe dy shanse të mëdha për gol, ndërsa kompletoi edhe tri driblime nga gjashtë sosh.

Lille aktualisht gjendet në vendin e pestë me 41 pikë, tetë më pak se vendi i dytë Marseille, vend ky që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova aktualisht ka një gol dhe dy asistime të realizuar në këtë sezon, e këto statika u mundësuan nga Sofascore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *