June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Drita zhgënjen sërish, Drenica triumfon në Gjilan

Kampionia e Kosovës, Drita, pësoi humbjen e dytë në Superligën e futbollit, duke u mposhtur 1-0 në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë nga Drenica të mërkurën në Gjilan.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Altin Vojvoda, pesë minuta para fundit të pjesës së parë, me një goditje të bukur nga zona.

Drita ka një fillim të dobët sezoni në Superligë, me dy humbje dhe dy barazime në katër ndeshje. Humbja e mëparshme ishte ndaj Ferizajt 1-0, ndërsa ka barazuar 2-2 me Prishtinën dhe 1-1 me Llapin.

Pas këtij rezultati, Drita renditet në vendin e nëntë me dy pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e fundit. Ndërsa Drenica ngjitet në vendin e katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje, po aq sa ka edhe Prishtinën në vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *