February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Drita triumfon bindshëm ndaj Drenicës – rikthehet si lider

Drita e ka mposhtur me rezultat bindës Drenicën 3-0 në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ishte minuta e 38-të e takimit, kur skuadra nga Skenderaj mbeti me dhjetë lojtarët në fushë, shkaku që Agim Zeka u ndëshkuar me karton të kuq.

Pjesa e dytë ishte tashmë në duart e Dritës, që ia doli të shënonte plotë tre gola.

Fillimisht, për 1-0 realizoi Leonat Vitija (57’), pas një harkimi të Almir Ajzerat, për ta përfunduar aksionin me gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi Belnd Baftiu në minutën e 75-të, me një asistim të Kastriot Selmanit.

Për të vulosur fitoren e gjilanasëve u përkujdes Muharrem Jashari (79′), që u asistua prej Besnik Krasniqit me disa kombinime të shkurtra, për të përfunduar super aksionin me gol dhe rezultatin final 3-0.

Reklama
Pas javës së 27-të, Drita vazhdon të jetë lider me 55 pikë, një më shumë se vendi i dytë Ballkani, ndërsa Drenica është në të fundit me 23 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *