June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar fitore të dielën ndaj Malishevës me rezultat 2:0.

Dueli Drita – Malisheva u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren e tretë rresht në Superligë.

Golin e epërsisë 1:0 e shënoi mbrojtësi i krahut, Blerton Sheji. Ai realizoi me kokë në minutën e 32-të

Golin e dytë për kampionen e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 65-të. Ai shënoi nga afërsia pasi u lirua nga dy mbrojtës të Malishevës.

Me fitore, Drita ka ruajtur vendin e parë me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Malisheva mbetet në pozitë ne pestë me 40 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *