June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Drita merr tri pikë të mëdha te Feronikeli ‘74

Drita ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka vazhduar me fitore në kampionat, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se krijuan shumë raste.

Kështu, pas 45 minutave lojë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, pati më shumë aksion dhe raste nga të dyja skuadrat, por u shënua edhe një gol.

Ishte Drita, e cila gjeti golin e fitores në minutën e 78-të me anë të Rady Ovouka, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e tretë me 49 pikë apo dy më pak se Ballkani i pari, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i shtati me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë derbin lokal ndaj Gjilanit, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Dukagjini. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *