June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Drita i rikthehet fitoreve, ia shkakton Malishevës humbjen e parë

Drita i është rikthyer fitoreve pas humbjes në fundjavë nga Llapi.

Kaltërebardhët shënuan fitore në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur nga java e parë, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon skuadrës së Bekim Isufit.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 24-të, me golin e Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga penalltia.

Veton Tusha dyfishoi rezultatin, në minutën e 59-të.

Malisheva tentoi të rikthehet në lojë, me golin e Altin Aliut, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 79-të.

Drita me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Malisheva ka 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *