June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Drita fiton me rezultat bindës derbin ndaj Prishtinës

Drita e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-0 në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte e qetë për nga golat, megjithëse të dy skuadrat patën shansin që të shënonin.

45 minutat e dytë nisën furishëm nga vendasit, që gjetën shpejtë golin e epërsisë.

Ishte Almir Ajzeraj, ai që shënoi për 1-0 për Dritën në minutën e 47-të.

Dy minuta kaluan dhe skuadra nga Gjilani shënoi edhe të dytin.

Tani ishte Albin Prapashtica, ai që shfrytëzoi një gabim nga mbrojtja e Prishtinës për 2-0.

Drita e shënoi edhe të tretin, për 3-0 me golin e shënuar prej Kastriot Selmanit (90+2′), për të marrë pikët e plota në këtë derbi.

Pas javës së gjashtë, Drita gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *