June 17, 2026

Drenica merr tri pikë të arta në Klinë

Drenica ka fituar në udhëtim te Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me gol të minutës së 93-të.

Golin e fitores e realizoi mesfushori Fjoart Jonuzi dhe më pas ndeshja u mbyll 1:0 në të mirë të “kuqezinjve”

Me fitoren e arritur në minutën e tretë të kohës shtesë, Drenica është barazuar me pikë me Dukagjinin në mes të tabelës.

Dukagjini i gjashti dhe Drenica e shtata i kanë nga 41 pikë. Llapi i ka 39 pikë në vendin e tetë, atë të barazhit.

Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, teksa Prishtina e Re në pozitën e fundit i ka 28 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *