Donnarumma kryen stërvitjen e parë me Man Cityn, pritet titullar ndaj Man Utd
Gianluigi Donnarumma ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me Manchester Cityn, në prag të përballjes së madhe ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United.
Portieri italian u transferua së fundmi nga Paris Saint Germain dhe pritet të debutojë si titullar në derbin e Mançesterit këtë fundjavë.

Përvoja dhe cilësia e Donnarummas pritet t’i japin Man Cityt siguri në portë.
Përshtatja e tij e shpejtë në stërvitje tregon se trajneri Pep Guardiola ka besim të plotë tek ai dhe është i gatshëm t’i japë menjëherë përgjegjësinë e portës, edhe në një sfidë kaq të madhe siç është derbi i Mançesterit.
