June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi pas mbledhjes së KE të UEFA-s në Tiranë: Gjithmonë të bashkuar për zhvillimin e futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë një mesazh pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.

Ademi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët për zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën, duke publikuar edhe një fotografi së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, njëkohësisht presidentë të federatave anëtare.

“Së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, njëherësh presidentë të federatave anëtare, pas mbledhjes së zhvilluar në Tiranë. Gjithmonë të bashkuar e me vizion të qartë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të Evropës”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun “Bashkë për futbollin”.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë u konsiderua ngjarje historike, pasi ishte hera e parë që ky organ i rëndësishëm i qeverisë evropiane të futbollit u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *