June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Donnarumma arrin marrëveshje për kushtet personale me Man Cityn

Kapiteni i Italisë, Gigio Donnarumma, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, ndërsa bisedimet mes dy klubeve nisën më herët këtë javë. 

Sipas raportimit më të fundit nga Fabrizio Romano, ylli italian ka pranuar kushtet personale me kampionët e Anglisë.  

Donnarumma është i gatshëm t’i bashkohet Manchester Cityt, pasi nuk bën më pjesë në planet e Luis Enrique në Paris. 

Donnarumma dhe PSG nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës përtej vitit 2026, ndërkohë që klubi francez tashmë ka siguruar zëvendësuesin e tij, Lucas Chevalier. 

Siç raportoi më herët Football Italia, bisedimet mes Manchester City dhe PSG janë në zhvillim, dhe Romano konfirmon se negociatat janë në vazhdim. Po ashtu, është bërë e ditur se çmimi fillestar i kërkuar nga PSG është rreth 50 milionë euro. 

Megjithatë, për të përfunduar marrëveshjen, Manchester City duhet fillimisht të shesë portierin Ederson gjatë javës së fundit të merkatos verore. 

Donnarumma nuk i përmbajti lotët të premten mbrëma, kur i dha lamtumirën tifozëve të PSG-së në “Parc des Princes”. 

Portieri italian iu bashkua kampionëve të Francës në vitin 2021 si lojtar i lirë nga Milan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *