June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Dita e ndeshjeve në Superligë: Luhet në tre qytete, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar. 

Padyshim që vëmendja e adhureusve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Llapit. 

Suharekasit kërkojnë këndelljen pas humbjes së fundit, derisa edhe Llapi nuk ka fituar në dy sfidat e fundit dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Gjilan, me Gjilanin e Debatik Currit që pret Ferizajn.

Dueli i tretë i ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Drenicës.

Të tre sfidat e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *