April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Dita e ndeshjeve: Dy përballje të forta në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Edicioni pranveror i Superligës së Kosovës filloi dje me dy takime, ku Drita mposhti Malishevën dhe Ballkani fitoi ndaj Dukagjinit.

Edhe sot janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje, me të dyja që pritet të fillojnë nga ora 12:00.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Gjilanit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Prishtina e pret Suharekën në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Takimi i fundit i xhiros mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74 është paraparë të luhet të hënën, pasi nesër (e diel) pushohet shkaku i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *