April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e parë të vitit 2025 dhe të muajit mars.

Dardanët do t’i luajnë dy sfida shumë të rëndësishme në Play-Off të Ligës së Kombeve ndaj Islandës për promovim në Ligën B.

Në një atmosferë të zjarrtë që pritet të jetë në ‘Fadil Vokrri’, djelmoshat kosovarë synojnë të marrin fitore në ndeshjen e parë ndaj Islandës.

Tanimë janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë me fillim nga ora 20:45.

Franco Foda ka deklaruar se të gjithë skuadrën e ka në dispozicion pasi edhe dyshja Amir Rrahmani dhe Valon Berisha që kishin probleme të lehta janë gati.

Kombëtarja që ka rezultat më të mirë pas 180 minutave mes Kosovës dhe Islandës do të luaj në Ligën B të Ligës së Kombeve nga edicioni i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *