September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Dita e ndeshjes, “Dardanët” të gatshëm për befasi në Bukuresht

Sonte zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për javën e parafundit në UEFA Nations League.

Kosova dje gjatë ditës udhëtoi në Bukuresht, kurse sonte do të ballafaqohet me rivalin më të fortë në grup.

Në rast se “Dardanët” fitojnë sonte, do t’i mbajnë gjallë shpresat për ta mbyllur këtë sezon në Ligën e Kombeve në pozitën e parë.

Por, sigurisht që do të jetë vështirë, pasi Rumania posedon një skuadër tejet të fortë.

Madje, ishin pikërisht rumunët që Kosovës ia shkaktuan humbjen e vetme deri tani në këtë sezon të Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *