June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Distria Krasniqi ndeshet për medalje të bronztë në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi do të ndeshet më vonë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë, të cilët e kërkon nga repesazhi pasi u mposht më herët gjatë garës.

Pejania i nisi garat pa ndeshje në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë ajo mposhti me ‘waza-ari’ dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionia Olimpike në xhiron e tretë mposhti me ‘waza-ari’, holandezen Naomi Van Krevel, ndërsa në çerekfinale humbi në vazhdime nga garuesja e Spanjës, Ariane Toro Soler.

Pas humbjes, Distria kaloi në repasazh, ku u takua me zviceranen Binta Ndiaye, të cilën e mposhti duke kaluar kështu në ‘finale’ për medaljen e bronztë.

Në luftën e fundit, xhudistja jonë do të ndeshet me kinezen Yeqing Zhu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *