June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Digjitalizohet futbolli kosovar, Ademi i pret në një takim arabët

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka pritur një delegacion nga futbolli arab. 

Për 1 javë rresht, zyrtarët e Federatës Arabe të Futbollit kanë ofruar trajnime dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit “MyFFK”. 

“Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë ekspertët nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri. Ata na ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit “MyFFK”.

Me këtë rast, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar gjatë puntorisë të mbajtur nga data 1 deri më 7 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfundoi me sukses faza e dytë e projektit për implementimin e sistemit digjital “MyFFK”.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit në vendin tonë”, shkruan Ademi në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *