February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Dëshmia tronditëse e trajnerit italian që e përjetoi termetin në Turqi

Dëshmia tronditëse e trajnerit të Adana Demirspor, italianit Vincenzo Montella, i cili përshkroi skenat horror të përjetuara nga të gjithë në Turqi.

Turqia është zhytur në errësirë, ​​pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin, i cili ka vrarë mijëra njerëz, ndërsa shumë të tjerë mbeten të zhdukur nën rrënoja.

Në përpjekjen e tij për të dhënë një imazh të skenave të tmerrit që mbizotërojnë në vendin turk, trajneri i Adana Demirspor dhe ish-trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, tronditi me fjalët e tij që trazuan opinionin publik.

“Ka pasgoditje të vazhdueshme, të gjithë jemi në ankth dhe në mëshirë të ngjarjeve. Ndeshja që duhej të luanim me Umraniyespor u shty. Që nga e diela jemi në Stamboll.

Adana është 200 kilometra nga epiqendra, ku situata është tragjike, por mësuam se ka të vdekur edhe në qytetin tonë. E di që tërmeti është ndjerë fuqishëm, shumë nga lojtarët e mi janë të shqetësuar për familjet e tyre.

Ata raportuan se ndërtesat në Adana u shembën dhe shumë njerëz ishin në rrugë gjatë natës. Edhe hoteli ku po qëndroj në Adana, e di që është evakuuar dhe ka marrë flakë”,- tha trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *