April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 14, 2026

De Rossi si pasues i Mourinhos te Roma?

Daniele De Rossi është emri më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës së Romës.

Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili theksoi se De Rossi është favorit për të pasuar Jose Mourinhon, i cili u shkarkua sot.

Shkarkimi i portugezit, vjen pas humbjes nga Milani në vikend, me rezultat 3-1.

Mourinho është prezantuar si trajner te Roma në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi ekipin drejt triumfit në Ligën e Konferencës në Tiranë dhe e çoi në finale të Ligës së Evropës në Budapest në sezonin e shkuar.

Përndryshe, De Rossi e ka kaluar të gjithë karrierën te skuadra e Romës, duke zhvilluar mbi 400 paraqitje në të gjitha garat. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *