De Bruyne: Nuk e di pse më dhanë çmimin “Lojtari i ndeshjes”!

Belgjika e mposhti në mënyrë të pamerituar Kanadanë 1:0 në raundin e parë të Grupit F në Kupën e Botës në Katar. Thibaut Courtois dhe Michy Batshuayi parandaluan një surprizë. Courtois priti një penallti në fillim të ndeshjes dhe Batshuayi shënoi golin e vetëm në minutën e 44-t.

Kanadaja ishte një kundërshtar më i mirë, sidomos në pjesën e parë kur Belgjika ishte në rrezik të vazhdueshëm, e ku përveç Courtois edhe gjyqtari katastrofik zambian Sikazwe, e dëmtoi Kanadanë për dy penallti të tjera të pastra, duke i shpëtuar belgët nga debakli. Belgjika shënoi nga rasti i vetëm në pjesën e parë.

Pas ndeshjes, FIFA tronditi botën e futbollit duke i dhënë çmimin e lojtarit të ndeshjes Kevin De Bruyne, i cili nuk e meritonte në asnjë mënyrë trofeun. Lojtari i Cityt ka mbetur i befasuar nga vendimi i palogjikshëm i FIFA-s.

“Nuk mendoj se kam luajtur një lojë të mirë. Nuk e di pse e mora këtë çmim. Ndoshta për shkak të emrit tim”, tha De Bruyne.

Belgjika do të luajë me Marokun të dielën, ndërsa Kanadaja do të luajë kundër Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *