June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Dardanet U17 në grup shumë të fortë në kualifikimet për Evropianin 2026

Në selinë e UEFA-s në Nion, sot, është hedhur shorti për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026 për vajzat U17. Kombëtarja e Kosovës është përfshirë në Grupin 6 të Ligës A, ku do të ketë përballje shumë sfiduese, pasi në të njëjtin grup gjenden Spanja, Portugalia dhe Hungaria. Mini-turneu kualifikues i këtij grupi do të zhvillohet në pranverë në Portugali.

Liga A përbëhet nga shtatë grupe me nga katër kombëtare secili dhe përcakton ekipet që do t’i bashkohen Irlandës së Veriut, si vend organizator, në Kampionatin Evropian që do të mbahet nga 4 deri më 17 maj 2026.

Sipas rregullores së garës, fitueset e shtatë grupeve sigurojnë kualifikimin në turneun final, ndërsa skuadra e renditur e fundit në secilin grup bie në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues.

Ky cikël vlen edhe si fazë kualifikuese të UEFA-s për Kampionatin Botëror U-17 për femra 2026, që do të zhvillohet në Marok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *