April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Dardanet U17 barazojnë në miqësoren e parë kundër Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore, nga dy të parapara në kuadër të grumbullimit të gushtit, kundër Malit të Zi, e cila u luajt në Rozhajë dhe përfundoi me barazim 2:2, njofton FFK.

Sfida ishte mjaft e luftuar dhe u karakterizua me angazhim maksimal nga të dyja skuadrat. Vendaset kaluan në epërsi në minutën e 37-të, por Dardanet e reja arritën të rikthehen shpejt në lojë, duke barazuar shifrat në kohën shtesë të pjesës së parë me golin e Leonesa Lecajt.

Pjesa e dytë nisi më mirë për malazezet, të cilat rikthyen avantazhin në minutën e 53-të. Megjithatë, vajzat tona nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish golin e barazimit, këtë herë përmes Reina Halilit, e cila u inkuadrua nga banka e rezervisteve dhe la gjurmë menjëherë në lojë.

Pas ndeshjes, përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi, u shpreh në përgjithësi e kënaqur me paraqitjen e vajzave.

“Ky ishte testi i parë ndërkombëtar për këtë gjeneratë të futbollisteve. E patëm një paraqitje solide dhe krijuam shumë raste, por na mungoi konkretizimi. Ajo që më gëzon është fakti se 90% e futbollisteve që kemi në grumbullim janë aktivizuar. Në ndeshjen e dytë do t’u japim hapësirë edhe lojtareve që nuk luajtën sot, me qëllim që të jemi sa më të përgatitura për ndeshjet kualifikuese në Moldavi”, tha Krasniqi.

Në fakt, këto dy miqësore kundër Malit të Zi do të shërbejnë si përgatitje e fundit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, ku Kosova do të përballet me Moldavinë, Azerbajxhanin dhe Uellsin në muajin tetor, ndeshje të cilat zhvillohen në Moldavi.

Miqësoren e dytë kundër Malit të Zi, Dardanet e zhvillojnë të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *