June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Dallku thotë se mundi u shpërblye me fitore

Fitore shumë të mundimshme e ka vlerësuar triumfin e Dukagjinit ndaj Malishevës trajneri i klinasve, Armend Dallku.

Dallku vlerësoi pas ndeshjes se Malisheva kishte udhëtuar në Klinë për t’u mbrojtur.

“Kundërshtari nuk pati asgjë nga loja. Ne kishim raste dhe ishim të kujdesshëm. Hyra ‘all-in’ dhe mundi u shpërblye. Pavarësisht se goli erdhi në fund, është shumë i vlefshëm sepse janë tri pikë. Ne kemi bërë më të mirën në çdo ndeshje. Kishim të bënim me kundërshtar të vështirë që është stabilizuar kushtimisht në tabelë dhe kishte ardhur të mbrohej. Ne iu qasëm lojës mirë. Fitorja na bën që ta ëndërrojmë Evropën. Tani duhet të shohim se si janë lojtarët në aspektin fizik për shkak të lëndimeve dhe do të vazhdojmë tutje”, tha Dallku pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *