May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 12, 2026

Daja i lumtur me fitoren ndaj Malishevës, por ka disa fjalë për lojtarët e tij

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas fitores ndaj Malishevës se është i lumtur me ecurinë e pesë fitoreve rresht.

Por u ka bërë me dije sulmuesve të skuadrës se duhet t’i realizojnë rastet që u vijnë.

“Mungesa e Dellovës, Zybës dhe Kuçit që kishin ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Malit të Zi, u vërejt. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, më të qetë, pas shënimit të golave në pjesën e parë. Malisheva ka ekip simpatik me lojtarë të rinjë e perspektivë. Pas rikonstruktimit të këtij stadiumi, është këndshëm të luash futboll në këtë fushë. Mua më vjen mirë sepse vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi. Ne kemi lojtarë me goxha cilësi individuale. Në momentin që dalin në raste të pastra duhet të jenë më cinik, më të saktë para portës. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që na vijnë”, ka thënë Daja pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *