Ballkani nuk gabon ndaj Malishevës

Ballkani e ka shënuar fitoren e pestë rresht në elitën e futbollit të Kosovës. Kampioni i dy edicioneve të fundit në Kosovë nuk ka gabuar të premten në udhëtim te Malisheva, në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani në stadiumin “Liman Gegaj” triumfoi me rezultatin 2:0, me dy golat e realizuara në pjesën e parë. Malisheva, që nën drejtimin e trajnerit Qëndrim Kida nuk kishte pranuar gol në katër ndeshjet e fundit, e pa veten në disavantazh prej një goli në minutën e 30-të.Nazmi Gripshi nga afërsia ishte i pagabueshëm pasi në zonë mori top të mirë nga sulmuesi i krahut, Walid Hamidi.
Golin e dytë dhe të qetësisë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja e shënoi Albin Berisha. Berisha në minutën e 42-të të ndeshjes e shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Flamur Gashi, dhe e shtyu topin në rrjetë me lehtësi për rezultatin final.Ballkani pas 13 ndeshjeve të luajtura ka 35 pikë në vendin e parë. Malisheva, që pësoi humbjen e parë pas ecurisë prej dy fitoreve e dy barazimeve, mbetet me 20 pikë.Në xhiron e 16-të të Superligës, Malisheva luan në udhëtim te Llapi, ndërsa Ballkani e pret Fushë Kosovën.