February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Cortuois vendos të hedhë hapin e madh, rol special për Florentino Perez

“Tashmë kemi një datë, një vend magjik. Do të jetë një ceremoni private, romantike dhe argëtuese, me një festë të madhe ku muzika nuk do të mungojë. Na pëlqen të kërcejmë me reggaeton”.

Këto kanë qenë disa nga fjalët e Thibaut Courtois dhe gruas së tij të ardhshme Mishel Gerzig për revistën e njohur Vanity Fair dhe të raportuara edhe nga Marca.

Çifti ka shpjeguar se është gati për ceremoninë dhe se për këtë rast do të jetë edhe një i ftuar special i cili për momentin ende nuk e ka konfirmuar prezencën. “Ne kemi ftuar Florentino Perez në dasmën tonë dhe shpresojmë që ai të vijë”, ka zbuluar gruaja.

Dhe pikërisht për numrin një të Real Madrid-it, portieri belg shpjegoi: “Unë shkoj mirë me të. Ai është shefi, sigurisht. Ai dëshiron që ne të fitojmë. Më pëlqen stili i tij, ai është shumë afër ekipit.

“Nuk mungon në asnjë ndeshje, diçka që nuk e kisha parë më parë tek asnjë president tjetër, ai kërkon shumë nga lojtarët, por ai është një president i madh, ai ka arritur gjithçka.

“Nuk është se i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit në WhatsApp, por flasim para dhe pas ndeshjeve. Më pas ai vjen gjithmonë për të biseduar me Mishelin, me familjet në përgjithësi të të gjithë ne lojtarëve”, tha Courtois për presidentin e Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *