February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Chelsea mes Luis Enrique dhe Nagelsmann, vendos “sponsori” special

Chelsea ia ka besuar stolin e skuadrës ish-yllit të skuadrës Frank Lampard deri në fundin e këtij sezoni, duke marrë kohë kështu para se të zgjedhë trajnerin e ri.

Një zgjedhje që nuk duhet gabuar, për të mos kaluar një sezon tjetër të komplikuar dhe për të shmangur që të shpërdorohen investimet marramendëse të bëra nga pronarët e rinj.

Në listë janë dy emra mbi të gjithë: Luis Enrique, që ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe që duket se do të lajmërohej para se të zgjidhej ish-mesfushori dhe legjenda e klubit, dhe Julian Nagelsmann, me të cilin do të zhvillohet një takim në javët e ardhshme.

Siç ka bërë të ditur Sport Bild, kalimi i trajnerit gjerman në drejtim të klubit londinez mund të favorizohet nga prania e Christopher Vivell, drejtori teknik i Blues, i cili ka punuar me Nagelsmann te Leipzig në sezonin 2020/21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *