April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 13, 2026

Çfarë çmimesh do të jepen në finalen e Kupës së Botës?

Pas përcaktimit të kombëtares kampione, FIFA do të zgjedh edhe lojtarët më të spikatur të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Finalja e madhe e turneut do të zhvillohet të dielën, mes Argjentinës dhe Francës.

Kampionët do të marrin trofeun e çmuar, por ky nuk do të jetë çmimi i vetëm që do të ndahet pas dy ditësh.

Topi i Artë –Është çmimi për lojtarin më të mirë të turneut dhe është dhënë në Kupat e Botës që nga viti 1982.

Këpuca e Artë –Çmim që i dhurohet golashënuesit më të mirë të turneut, që gjithashtu filloi të ndahet nga viti 1982.

Dorëza e Artë – Që nga viti 1994 jepet ky çmim për portierin më të mirë.

Lojtari më i mirë i ri – Ky çmim jepet që nga viti 2006 dhe i dedikohet lojtarit më të mirë të turneut nën 21 vjeç.

Çmimi “Fair Play” ­– Ky çmim i është dhënë që nga viti 1970 ekipit me rekordin më të mirë disiplinor gjatë gjithë turneut. Duhet theksuar se si kandidatë të mundshëm konsiderohen vetëm ekipet që kaluan fazën në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *