April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Çeku jep lajmin e madh: Nënshkruhen kontratat për fillimin e punimeve në stadiumin e ri të Ferizajt dhe rinovimin e atij të Prizrenit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontratat për nisjen e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në futbollin kosovar: ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajt dhe rinovimin total të stadiumit të Prizrenit.
Sipas Çekut, stadiumi i ri i Ferizajt do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8,415 ulësesh dhe do të jetë i kategorisë së tretë, ndërsa investimi kap shumën prej 17 milionë eurosh. Në anën tjetër, stadiumi i Prizrenit do të rinovohet plotësisht dhe do të jetë i kategorisë së dytë, me kapacitet prej 7,750 ulësesh dhe investim prej 12 milionë eurosh.
“Edhe dy investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesëvjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Këto projekte pritet të rrisin dukshëm cilësinë e kushteve për klube dhe tifozë, si dhe të ndihmojnë zhvillimin e futbollit vendor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *