April 18, 2025

Ceferin do të drejtojë UEFA-n edhe për katër vite të tjera

Aleksandar Ceferin, president i UEFA-s që nga shtatori 2016, do të jetë i vetmi kandidat për këtë pozitë në Kongresin Zgjedhor në prill, tha Federata Evropiane e Futbollit.

Në përfundim të afatit të regjistrimit, i cili u caktua të enjten, 55-vjeçari Ceferin është i vetmi kandidat për mandatin e ri që do të jepet në Kongresin Zgjedhor të UEFA-s më 5 prill në Lisbonë.  Kësidoj slloveni do të drejtojë UEFA-n për një mandat tjetër katërvjeçar.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, kandidat për rizgjedhje si përfaqësues evropian në Këshillin e FIFA-s, do të ketë kundërkandidat kolegun e tij portugez, Fernando Gomes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *