Trajnerët e ekipeve kombëtare të Kosovës, në të dy konkurrencat, janë mbledhur sot në një takim të organizuar nga Federata...
Vendor
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur sot një takim pune nga Departamenti Teknik me trajnerët e ekipeve kombëtare të Kosovës, nga të gjitha grupmoshat dhe të dy kategoritë, meshkuj dhe femra. Ky ishte takimi i dytë i këtij formati, i cili synon forcimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet trajnerëve. Takimin e hapi Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së,Markus Weidner, i cili uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një strukture të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë trajnerëve të ekipeve kombëtare. Ai theksoi se qëllimi është ndërtimi i një vizioni të përbashkët për të gjitha kombëtaret dhe vazhdimi i punës së përbashkët në një frymë bashkëpunimi. Pas tij, fjalën e mori përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili prezantoi filozofinë e lojës që ndjek Kombëtarja A dhe elementet kyçe që e karakterizojnë strategjinë e tij. Ai theksoi nevojën për një qasje të unifikuar në të gjitha ekipet kombëtare. “Mendoj se në të ardhmen duhet t’i kemi idetë e njëjta për ekipet kombëtare dhe të punojmë në ato karakteristika që e identifikojnë Kombëtaren e Kosovës. Po ashtu, rëndësi të veçantë duhet t’u kushtojmë gjeneratave të reja, veçanërisht grupmoshave U10 deri U14, për të identifikuar dhe promovuar talentët në fazat e hershme të zhvillimit të tyre. Këto takime gjithmonë janë të dobishme dhe thelbësore për implementimin e ideve dhe strategjive për programet afatgjata”, tha Foda. Trajnerët pjesëmarrës e mirëpritën këtë takim, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më bashkëpunuese. “Është kënaqësi të jem pjesë e këtij takimi. Ishte shumë me vlerë të dëgjojmë nga trajneri Foda për filozofinë e lojës. Mendoj se kjo filozofi mund të aplikohet edhe në kombëtaret tjera, në mënyrë që të kemi një identitet të qartë të mënyrës se si luan Kosova. Bashkëpunimi i thelluar mes trajnerëve, shpërndarja e ideve dhe informimi për lojtarët tanë do të jenë çelësi i suksesit”, tha Anel Rashkaj, ndihmës-trajner i Kombëtares U19. Ndërkohë, trajneri i Kombëtares U17, Arbnor Morina, pohoi se takimet me trajnerin Foda nuk janë të reja dhe se njohuritë dhe informacionet që ai transmeton janë gjithmonë të mirëseardhura: “Që nga ardhja e trajnerit Foda kemi pasur disa takime, ku kemi diskutuar filozofinë e lojës dhe sfidat tona. Është shumë e dobishme që po takohemi e po flasim për çështje me interes të madh për futbollin tonë. Përvoja që Foda sjell nga futbolli perëndimor është një aset i madh për ne. Po njihemi me qasje dhe njohuri të reja, dhe sigurisht do ta informojmë trajnerin edhe ne për sfidat me të cilat përballemi”, tha ai. Bashkërisht u diskutuan edhe shumë tema të tjera që kanë për qëllim krijimin e një platforme profesionale për të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare dhe ndërtimin e një strukture të qëndrueshme teknike që ndihmon në zhvillimin afatgjatë të futbollit kosovar.
Sot në ora 12:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për fitoren e rëndësishme në ndeshjen e...
FC Drita ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së...
Gjakova është bërë me një fushë të re futbolli, që plotëson standardet moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund,...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 35-vjetorin e mbylljes së dhunshme të Radiotelevizionit të Prishtinës...
FC Prishtina e Re ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Shpëtim Babajt në pozitën e drejtorit sportiv të klubit, duke nisur...
Mohamed Salah me mesazh prekës pas vdekjes së Diogo Jota-s: E vështirë të kthehem në Liverpool pa të
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka reaguar me një mesazh thellësisht prekës pas lajmit tragjik për vdekjen e bashkëlojtarit të...
