June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Brazili do të duhet të kalojë rrugën e vështirë, dihen të gjitha duelet çerekfinale të Copa America!

Mëngjesin e sotëm është kompletuar raundi i pjesëmarrësve në çerekfinalet e “Copa America”, kompeticion që këtë verë po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brazili ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e tij, pasi barazoi me Kolumbinë (1:1), duke ia vështirësuar rrugën vetës drejt finales së madhe, pasi kundërshtari i parë në fazën e eliminimit do të jetë Uruguai i ndërlikuar i Marcelo Bielsa. Një problem shtesë për “kariokët” në këtë duel do të jetë mosparaqitja e Vinicius për shkak të kartonëve. Çerekfinalet nisin natën mes të enjtes dhe të premtes. Argjentina, një nga përzgjedhjet e pamposhtura të turneut, luan kundër Ekuadorit . Venezuela do të përballet me Kanadanë , ndërsa Kolumbia duhet ta ketë të lehtë me Panamanë.

Çiftet çerekfinale të Copa America:

Argjentinë – Ekuador (03:00)

Venezuelë – Kanada (03:00)

Kolumbi – Panama (00:00)

Uruguay – Brazil (03:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *