Betis dhe Chelsea kërkojnë triumfin historik, sonte zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës
Sonte në stadiumin ‘Tarczyński Arena’ në Wroclaw të Polonisë zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës mes Real Betis dhe Chelsea, me fillim nga ora 21:00.
Për skuadrën spanjolle Real Betis, kjo është finalja e parë evropiane në histori.
Nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, skuadra përfundoi e gjashta në La Liga dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Chelsea synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha garat kryesore të UEFA-s si Ligën e Kampionëve, Kupën e Fituesve të Kupave, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Të dyja skuadrat futen në fushë me të vetmin qëllim, fitoren. Si për Betisin ashtu edhe për Chelsean triumfi i sotëm do të jetë historik.
Për ekipin spanjoll do të jetë hera e parë në histori që fitojnë një trofe evropian, derisa Chelsea synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha trofetë e UEFA-s.
