June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Beshiktashi refuzon ofertë të majme nga klubi anglez për Milot Rashicën

Klubi i futbollit Beshiktashi ka refuzuar plot shtatë milionë euro për kartonin e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica.

Sipas mediave turke, Leeds United, një nga skuadrat e kampionatit anglez, ka shfaqur interes për lojtarin 27-vjeçar dhe së fundmi ka bërë një ofertë zyrtare për bardhezinjtë.

Thuhet se skuadra angleze i ofroi 7 milionë euro për futbollistin me përvojë që donin ta shtonin në skuadrën e tyre në sezonin e ri.

Klubi turk dhe Rashica nuk kanë qenë shumë të prirur drejt këtij transferimi, duke e refuzuar këtë ofertë të bërë nga klubi anglez.

Rashica, i cili iu bashkua skuadrës nga Norwich City, ka kontratë me Beshiktashin që përfundon në vitin 2027./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *