June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Bayerni me startin më të mirë në histori, 18 gola në katër ndeshje

Në javën e 4-t të Bundesligës, FC Bayern vazhdoi marshimin e pandalshëm duke fituar bindshëm 4-1 ndaj TSG Hoffenheim. 

Vetëm tre ditë pas triumfit në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, skuadra e Vincent Kompany u rikthye në kampionat dhe tregoi edhe një herë forcën e saj.

Harry Kane me het-trik si dhe Serge Gnabry me një gol u përkujdesen për fitoren e thellë të Bayernit në udhëtim.

Sipas Opta-s, kjo është nisja më e mirë e një sezoni në historinë e Bundesligës për Bayern: katër fitore në katër ndeshje dhe një golaverazh impresionues 18-3. 

Deri më sot, asnjë skuadër nuk kishte regjistruar një fillim kaq dominues.

Me këtë formë të shkëlqyer, Kompany dhe lojtarët e tij tashmë e kanë tejkaluar startin e sezonit të kaluar, duke treguar se Bayerni është përsëri favorit absolut për titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *