Barça e ‘rehaton’ Cadizin për 3 minuta
Barcelona vazhdon me stilin e kampionit fitoret në La Liga. Gjiganti katalanas festoi me 2:0 ndaj Cadizit në Camp Nou dhe sërish ka tetë pikë epërsi në krye të tabelës ndaj Real Madridit. Lojtarët e Xavit tani mund të fokusohen në vizitën e së enjtes në ‘Old Trafford’ në Ligën e Evropës.
Barcelona kërkoi një mënyrë për të gjetur rrjetën për gati një gjysmë, dhe më pas e zgjidhi çështjen e fitores në tre minuta.
Sergi Roberto kaloi në epërsi Barçën në minutën e 43-të, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë Robert Lewandowski shënoi rezultatin 2:0, i cili rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar.
