Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që Dardanët...
futbolliinfo
Kosova e ka mbyllur pa gola ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor me Maqedoninë e Veriut (0:0). Edhe pse...
Kosova ka marrë pjesë aktive në iniciativat globale të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të grave, duke treguar angazhim të...
Drita ka vazhduar të bëhet gati për sezonin e 2025/26, pasi këtë të sapo përfunduarin e mbyllën me sukses duke...
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës, ndërmjet Vushtrrisë...
Futbollisti i FC Llapit, Ahmed Januzi është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e fundit të këtij edicioni. Vlerësimi i...
Kombëtarja e Kosovës U18 ka nisur grumbullimin treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me qëllim seleksionimin e futbollistëve...
Rrethi i Malishevës, një rajon që për shekuj me radhë ishte lënë pas dore dhe pa përkrahje për t’u zhvilluar,...
Vushtrria e ka fituar barazhin e Ligës së Parë me Lirinë e Prizrenit. Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në...
Sot në Kampin Nacional të FFK_së në Hajvali u zhvillua turneu i futbollit me moton “Futbolli na bashkon”, një iniciativë e veçantë kjo e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Turneu mblodhi së bashku tetë ekipe pjesëmarrëse, përfshirë ekipin nga Qeveria e Kosovës, atë të partive politike, të Ambasadave, të KFOR_i gjerman, dy ekipe nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë, si dhe ekipin e veteranëve të FFK_së. Ky aktivitet sportiv u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke reflektuar kësisoj fuqinë e sportit për të afruar komunitete dhe institucione të ndryshme. Fitues i turneut doli ekipi i Veteranëve të FFK_së, që në finale e mposhti ekipin II të Ambasadës Gjermane, me rezultat 3:0. Golat për Veteranët e FFK_së i shënuan Sheremet Isufi, Menduh Salihu dhe Lulzim Berisha. Trofeun kapitenit Lulzim Berisha ia ndau ambasadori Jorn Rohde. Paraprakisht, presidenti i FFKsë, Agim Ademi, i dorëzoi një mirënjohje të veçantë ambasadorit Rohde për kontributin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj futbollit të Kosovës dhe për promovimin e vlerave të bashkëpunimit përmes sportit. Ambasadori Rohde, i cili është dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i futbollit kosovar, në muajin qershor do ta përfundojë mandatin e tij në Kosovë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, derisa në fund ambasadori Rohde shtroi një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si shenjë falënderimi dhe respekti për kontributin e tyre në këtë ngjarje sportive.
