February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Arsenali tjetër hap fals, Tottenham turpërohet nga Leicester

Arsenali kryesues i Premier League ka bërë një tjetër haps fals sot në shtëpi, duke mos shkuar më larg se barazimi 1-1 ndaj Brentford.

Të besuarit e Mikel Arteta kanë kaluar të parët në avantazh, me golin e Trossard 66′, por nuk e kanë mbrojtur trepikëshin deri në fund.

Miqtë janë treguar të vendosur dhe nuk kanë hequr dorë nga tentativat drejt portës së “Topcinjëve”, derisa kanë barazuar me Toney në minutën e 74-t.

Një lloj “asisti” për ndjekësit më të afërt, Manchester City, me 6 pikë pas londinezëve të Artetës, por edhe Manchester United, që po vigjëlon me njv ecuri mbresëlënëse.

Po sot, Tottenham i Antonio Conte, i rikthyer në stol pas operacionit që kreu në spital, ka bërë “harakiri”. Disfatë e thellë 4-1 për “Spurs” në fushën e Leicester City. Kronologjia e golave të vendësve ishte e tillë: Mendy 23′, Maddison 25′, Iheanacho 45+4′, Bames 81′.

I ashtuquajturi gol nderi i Tottenham është realizuar nga Bentacur 14′. Në fakt, sikurse duket, skuadra e Contes ka kaluar e para në epërsi, por më pas është fundosur keq. Pas këtij “stacioni” të garës, “Spurs” mbajnë vendin e pestë me 39 pikë, jo pak larg kreut të Premier League (51 pikë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *