May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 5, 2026

Arsenali rikthehet në finale të Championsit pas 20 vjetësh

Arsenali rikthehet në finale të Championsit pas 20 vjetësh

Arsenal është finalisti i parë i këtij edicioni të UEFA Champions League, duke siguruar një vend në finalen e madhe pas një pritjeje dydekadëshe.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi 1:0 ndaj Atlético Madrid në “Emirates”, duke vulosur kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 2:1. Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1:1, ndërsa sfida vendimtare në Londër u zgjidh nga goli i Bukayo Saka në fund të pjesës së parë.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por Arsenali goditi në momentin ideal për të marrë avantazhin. Në pjesën e dytë loja u hap më shumë, me raste në të dy anët – Giuliano Simeone rrezikoi për mysafirët, ndërsa mundësi të mirë shpërdoroi edhe Viktor Gyökeres për vendasit.

Ky kualifikim shënon vetëm finalen e dytë në histori për klubin londinez, pas asaj të vitit 2006, ku ishte mposhtur 2:1 nga Barcelona.

Forma aktuale e Arsenalit është mbresëlënëse dhe skuadra londineze mbetet në garë serioze edhe për titullin në Premier League, duke e bërë të mundur një sezon historik me dy trofe të mëdhenj.

Finalja e 30 majit në Puskás Aréna do ta vendosë kampionin e Evropës, ndërsa kundërshtari i Arsenalit do të jetë fituesi i përballjes mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. PSG-ja ka epërsi minimale 5:4 nga ndeshja e parë, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në sfidën e kthimit në Mynih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *