Arsenali e kthen Rafinhën në Ligën Premiere?

Lideri i renditjes në Ligën Premiere, Arsenali, po kërkon të forcojë skuadrën e tyre për gjysmën e dytë të sezonit kur do të vendoset gara për titull. “Topçinjtë” mund të sjellin sulmuesin e Barcelonës, brazilianin Rafinha.

Siç pretendon “El Chiringito”, Barcelona nuk do të ishte kundër shitjes së brazilianit për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Ai nuk ka bërë përshtypje që kur mbërriti në Camp Nou, kështu që Xavi nuk do të kishte problem ta shiste.

Më herët, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i kërkoi publikisht drejtuesve që të sjellin lojtarë të rinj.

Këtë sezon, Rafinha shënoi tre gola dhe regjistroi pesë asistime në fanellën e Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *