April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Arsenali arrin marrëveshje me Timber, zbulohen detajet

Jurrien Timber ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin. Kështu ka raportuar këtë të diel gazetari nga mediumi holandez “Telegraaf”, Mike Verweij.

Sipas tij, 22-vjeçari është pajtuar për një kontratë deri në verën e vitit 2028.

Timber gjithashtu është pajtuar që paga e tij të jetë 8 milionë euro, që është dyfishi i asaj që merr te Ajaxi.

Tani, Arsenali duhet të arrijë marrëveshje edhe me Ajaxin për çmimin e transferimit të holandezit.

Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes tyre.

“Topçinjtë” pritet që së shpejti të dërgojnë ofertën e dytë.

Sipas Verweij, një marrëveshje mes dy klubeve mund të arrihet për çmimin prej 45 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *